Çmimi me bisedim
2+1 · 1 banjo · 101 m² — Apartment
Vlorë · Tophane
domino-ks.com
€290,500
€3,500/m²
1+1 · 1 banjo · 83 m² — Apartament
Rruga Aleksandër Moisiu · Rruga Aleksandër Moisiu, Vlorë · Vlorë · Albania
Dhoma
1+1
Banjo
1
Sipërfaqja
83 m²
Tipi
Apartament
Lloji
Në shitje
Ballkone
1
Pamja
Pamje deti
Në treg ka shumë apartamente me pamje nga deti por shumë pak prona që kombinojnë luksin, lokacionin elitë, privatësinë dhe potencialin real të investimit si kjo. Në një nga rezidencat më ekskluzive dhe të mirëprojektuara të zonës së Ujit të Ftohtë, në Vlorë, ofrohet për shitje një apartament elegant 1+1 me pamje të hapur panoramike nga deti, një pronë e krijuar për ata që kërkojnë standard të lartë jetese dhe një investim me vlerë afatgjatë në bregdetin shqiptar. Lokacioni është një nga avantazhet më të mëdha të kësaj prone. Uji i Ftohtë konsiderohet prej vitesh zona më premium dhe më e preferuar e Vlorës, falë kombinimit perfekt mes qetësisë, privatësisë dhe afërsisë me Lungomaren, restorantet më të mira, resortet luksoze dhe plazhet më të bukura të rivierës. Kjo zonë po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë investitorë dhe blerës të huaj, duke e bërë një nga tregjet me rritjen më të shpejtë në Shqipëri. Apartamenti ka një organizim shumë funksional dhe modern. Ambienti i sallonit së bashku me kuzhinën krijon një hapësirë elegante dhe plot dritë natyrale, falë vetratave të mëdha që hapen drejt ballkonit të gjerë me orientim perëndimor. Nga ky ballkon shijon një panoramë të mrekullueshme të detit dhe horizontit, ku çdo pasdite perëndimi i diellit krijon një atmosferë unike dhe relaksuese. Edhe dhoma e gjumit është e bollshme dhe e projektuar për rehati maksimale, me dalje direkte në të njëjtin ballkon panoramik, duke bërë që pamja nga deti të jetë pjesë e përditshmërisë në çdo moment të ditës. Tualeti është realizuar me stil modern dhe materiale cilësore, në përputhje me standardin premium të rezidencës. Vetë rezidenca përfaqëson një koncept modern jetese, me arkitekturë bashkëkohore, cilësi shumë të lartë ndërtimi, administrim profesional dhe ambiente të kuruara në detaje. Prona të tilla janë gjithnjë e më të limituara në këtë zonë, çka e rrit edhe më shumë vlerën e tyre në treg. Nga ana e investimit, kjo pronë konsiderohet një aset me potencial shumë të lartë rritjeje vlere në vitet e ardhshme. Zhvillimi i vazhdueshëm i Vlorës, rritja e turizmit elitar, projektet infrastrukturore dhe interesi gjithnjë në rritje nga klientët ndërkombëtarë po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të pronave premium buzë detit. Në rezidenca të këtij niveli dhe në një lokacion kaq të kërkuar, parashikohet që brenda 5 viteve të ardhshme çmimi për m² të ketë një rritje minimale prej 1500€2000€/m², duke e bërë këtë apartament jo vetëm një zgjedhje perfekte për jetesë, por edhe një investim strategjik me potencial shumë të lartë fitimi. Përveçse një shtëpi ideale për jetesë luksoze buzë detit, kjo pronë është gjithashtu perfekte për investim në qira sezonale, duke ofruar potencial shumë të mirë kthimi falë kërkesës së lartë për apartamente premium në këtë zonë. Sipërfaqe totale: 84 m² Sipërfaqe neto: 73 m² Orientim: Perëndim Çmimi: 3500€/m² Një pronë që nuk ofron vetëm një apartament por një stil jetese, një pamje që nuk lodh kurrë dhe një investim me perspektivë reale për të ardhmen. Për më shumë informacion ose një vizitë private në pronë, më kontaktoni.
Çmimi me bisedim
2+1 · 1 banjo · 101 m² — Apartment
Vlorë · Tophane
domino-ks.com
Çmimi me bisedim
1+1 · 1 banjo · 48 m² — Apartment
Vlorë · Lakrishtë
domino-ks.com
Çmimi me bisedim
3+1 · 1 banjo · 137 m² — Apartment
Vlorë · Pejton
domino-ks.com
Çmimi me bisedim
2+1 · 1 banjo · 80 m² — Apartment
Vlorë · Santeja
domino-ks.com