€600/mujore
1+1 · 80 m² — Apartment
Vlorë · Lungomare
vloraestate.com
€300/mujore
2+1 · 2 banjo · 130 m² — Shtëpi
Rruga Lef Sallata · - 24 Maj - Rruga Lef Sallata, Vlorë · Vlorë · Albania
Dhoma
2+1
Banjo
2
Sipërfaqja
130 m²
Kati
2
Tipi
Shtëpi
Lloji
Me qira
Mobilimi
I mobiluar
Vende parkimi
1
Jepet me qera kati i dytë i një vile elegante dhe shumë komode, me sipërfaqe totale 135 m², i organizuar në mënyrë funksionale dhe i arreduar plotësisht me mobilim cilësor. Prona ofron kushte shumë të mira jetese për familje ose çifte që kërkojnë rehati, privatësi dhe qetësi në një ambient të ngrohtë e mikpritës. Apartamenti përbëhet nga një sallon i madh dhe i ndriçuar natyralisht, i mobiluar me stil modern dhe me hapësirë të bollshme për qëndrim familjar dhe relaks. Kuzhina është e ndarë nga ambienti i ndenjës, duke ofruar më shumë komoditet dhe funksionalitet në përdorim të përditshëm. Ajo është e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket dhe mobiliet e nevojshme për një jetesë praktike dhe komode. Prona disponon 2 dhoma gjumi të bollshme, të mobiluara me kujdes dhe me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe relaksuese. Ambientet janë të organizuara në mënyrë të tillë që të ofrojnë privatësi dhe rehati maksimale për çdo anëtar të familjes. Një tjetër avantazh i kësaj prone është garazhi privat, i cili ofron siguri dhe komoditet për parkimin e automjetit. Gjithashtu, vila ka edhe hapësirë të gjelbër përreth, ideale për të kaluar momente relaksi, për fëmijët apo për të shijuar qetësinë dhe ajrin e pastër. Prona ndodhet në një lagje shumë të qetë dhe të preferuar për banim, larg zhurmës dhe trafikut, por njëkohësisht me akses të lehtë në rrugët kryesore, markete, shkolla, farmaci dhe çdo facilitet tjetër të nevojshëm për jetesën e përditshme. Falë organizimit të rregullt, mobilimit të plotë dhe ambienteve të bollshme, kjo pronë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një shtëpi komode, funksionale dhe me standard të lartë jetese.