1 / 6
Me qira

€523/mujore

0+1 · 1 banjo · 90 m² — Komerciale

Rruga dervish ali dukati, Vlorë

Rruga Dervish Ali Dukati · - Rruga Faik Konica - Rruga Dervish Ali Dukati, Vlorë · Vlorë · Albania

Verifikuar 37 minuta më parë · remax-albania.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

0+1

Banjo

1

Sipërfaqja

90 m²

Tipi

Komerciale

Lloji

Me qira

Rreth kësaj prone

Jepet me qira dyqan me sipërfaqe 90 m², i pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara dhe më të kërkuara të qytetit të Vlorës, pranë Jumbo. Ambienti ndodhet në vijën e dytë të pallateve, me akses të lehtë dhe qarkullim të vazhdueshëm këmbësorësh dhe automjetesh, duke e bërë ideal për një gamë të gjerë aktivitetesh biznesi. Dyqani karakterizohet nga fasadë e madhe xhami, e cila ofron dukshmëri maksimale dhe ekspozim të plotë të biznesit, si dhe mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Kjo e bën ambientin shumë tërheqës dhe të përshtatshëm për identitet vizual të fortë dhe prezantim profesional të çdo aktiviteti tregtar. Prona disponon gjithashtu një hapësirë të shfrytëzueshme përpara dyqanit me sipërfaqe rreth 50 m², e cila ofrohet me qira për 300,000 lekë. Kjo hapësirë është shumë funksionale dhe mund të përdoret për vendosje reklamash, stenda ekspozimi, tavolina, ose çdo aktivitet tjetër në varësi të natyrës së biznesit, duke shtuar ndjeshëm vlerën dhe fleksibilitetin e ambientit. Ambient i brendshëm është i organizuar në mënyrë funksionale dhe është i pajisur me një tualet, duke ofruar kushte të përshtatshme për ushtrimin e aktivitetit të përditshëm. Hapësira është e gatshme për përdorim të menjëhershëm dhe nuk kërkon ndërhyrje të rëndësishme. Ky dyqan është i përshtatshëm për një sërë aktivitetesh si butik, zyrë shërbimesh, studio, klinikë të vogël, market, bar-kafe apo aktivitete të tjera tregtare, falë pozicionit strategjik dhe ekspozimit të lartë. Për më shumë informacion ose për vizitë në pronë, ju lutemi kontaktoni.

Approximate — city centre of Vlorë Hap harton →

Të ngjashme