€3,000/mujore
3+1 · 4 banjo · 505 m² — House
Elbasan · Bulevardi Qemal Stafa
remax-albania.com
€12,000/mujore
€4/m²
0+1 · 3,036 m² — Komerciale
Rruga 25 Nentori · Rruga 25 Nentori, Elbasan · Elbasan · Albania
Dhoma
0+1
Sipërfaqja
3,036 m²
Kati i përgjithshëm
8
Tipi
Komerciale
Lloji
Me qira
GODINË MULTIFUNKSIONALE PËR QIRA NE ELBASAN LISTIM EKSKLUZIV Qendër Elbasan, Rruga Nentori Ofrohet për qira një godinë multifunksionale me pozicion strategjik në zemër të qytetit të Elbasanit, buzë rrugës kryesore dhe me akses të shkëlqyer në të gjitha drejtimet. Prona përbëhet nga 7 kate funksionale + 1 bodrum me sipërfaqe sa e gjithë godina, duke ofruar hapësira të bollshme dhe fleksibël për aktivitete të ndryshme biznesi. Godina disponon hyrje nga dy anët e saj, shkallë të brendshme si dhe ashensor funksional, duke garantuar qarkullim dhe akses maksimal në çdo kat. Çdo kat është i organizuar me hapësira open-space, të përshtatshme për personalizim sipas nevojave të aktivitetit, si dhe është i pajisur me tualete dhe ndriçim natyral të bollshëm falë orientimit dhe fasadës së saj me dritare nga të gjitha anët. Karakteristikat kryesore: 7 kate + bodrum me sipërfaqe të plotë Ashensor funksional Hyrje nga dy anët e godinës Shkallë të brendshme Hapësira open-space në çdo kat Tualete në çdo kat Ndriçim natyral maksimal Pozicion premium në qendër të Elbasanit Akses direkt në rrugën kryesore Siperfaqe Bodrumi : 333.40 m2 Siperfaqe Kati Perdhe : 351 m2 Siperfaqe Kati i Pare : 394 m2 Siperfaqe Kati i Dyte : 394 m2 Siperfaqe Kati i Trete : 394 m2 Siperfaqe Kati i Katert : 394 m2 Siperfaqe Kati i Peste : 394 m2 Siperfaqe KatiPapafingo : 381.60 m2 Siperfaqe Totale ndertimi 3036 m2 Falë përmasave, organizimit dhe vendndodhjes së saj, kjo pronë është ideale për: * Spital ose qendër shëndetësore * Klinikë multifunksionale * Institucione arsimore dhe qendra kursesh * Qendra sociale dhe organizata * Zyra administrative * Institucione publike ose private * Hotel, rezidencë biznesi apo aktivitete të tjera të përmasave të mëdha Një mundësi unike për bizneset që kërkojnë një objekt reprezentativ, funksional dhe me vendndodhje elitare në qendër të Elbasanit. Kontaktoni për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë.