1 / 12
Me qira

Çmimi me bisedim

0+1 · 10 m² — Komerciale

Objekt 10.000m² me #qira në Çagllavicë

Çagllavicë

Verifikuar 1 ditë më parë · pro-rks.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

0+1

Sipërfaqja

10 m²

Kati i përgjithshëm

5

Tipi

Komerciale

Lloji

Me qira

Vende parkimi

160

Karakteristikat

5 hapësira Me fletë poseduese Orientimi: Veri, Jug, Lindje, Perëndim Sistemi i ngrohjes: Nuk ka ngrohje Vendparkim

Rreth kësaj prone

Ofrohet me qira objekti afarist me sipërfaqe 10,000m², me lokacion në Çagllavicë, pranë rrethit të Çagllavicës dhe i pozicionuar në një nga pikat me qarkullimin më të lartë në magjistralen Prishtinë - Ferizaj. Objekti është i shtrirë në një truall prej 66 Ari dhe është i projektuar në strukturë B+P+4, duke ofruar hapësirë të madhe dhe fleksibilitet për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Hapësirat aktualisht janë open space, pa ndarje të brendshme, duke i dhënë qiramarrësit mundësinë që t’i organizojë dhe t’i ndajë sipas nevojave të biznesit. Prona ofron hapësirë të gjerë vendparkimi dhe garazhe për deri në 160 vetura, duke siguruar funksionalitet të lartë për stafin dhe klientët. Objekti është i konceptuar me lartësi funksionale të kateve, duke mundësuar përshtatje për një gamë të gjerë biznesesh: - Bodrumi - 3.19m lartësi - Përdhesa - 5.10m lartësi - Kati 1 - 4.08m lartësi - Kati 2 - 4.08m lartësi - Kati 3 - 4.08m lartësi - Kati 4 - 5.10m lartësi Pozicionimi strategjik pranë rrethit të Çagllavicës, në një zonë me qarkullim të vazhdueshëm dhe dukshmëri të lartë, e bën këtë objekt një zgjedhje ideale për kompani dhe biznese që kërkojnë prezencë të fortë në treg dhe lokacion premium për operim.

Të ngjashme