Çmimi me bisedim
1+1 — Apartment
Ali Demit
billionrealty.al
€630,000
€4,437/m²
3+1 · 2 banjo · 142 m² — Apartament
3+1
Dhoma
3+1
Banjo
2
Sipërfaqja
142 m²
Kati
6
Kati i përgjithshëm
9
Viti i ndërtimit
2025
Tipi
Apartament
Lloji
Në shitje
Mobilimi
Pa mobilje
Gjendja
I ri
Ballkone
1
Pamja
North east south west
Apartament i ri në shitje në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje strategjike pranë ish-Bllokut, Sheshit “Willson”, Parkut të Liqenit, afër me qendren e Tiranës dhe disa nga institucionet më të rëndësishme shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Investimi i pallatit bëhet nga një firmë tepër serioze, me një arkitekturë shumë të mirë estetikisht. Baza e punës së tyre është cilësia e lartë në konstruksion dhe në rifiniturë. Ofron veshje me fasadë të ventiluar, e cila i siguron objektit shumë avantazhe, një ndër të cilat është ruajtja e temperaturës dhe parandalimi i lagështirës. Rrjeti i aspirimit të kuzhinave është bërë me linjë të vecantë për cdo apartament dhe sistemi i ngrohjes dhe ftohjes është me sistem multijet. Apartamentet kanë akses të vecantë nga ambientet e sherbimit. Godina është e projektuar me shkallëzime në 3, 4, 5, 6, 7, 8 the 9 kate dhe 2 kate nëntokë. Do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme. Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 142 m2 + 31 m2 verande (173 m2 totale), kati i 6 me orientimin veri-lindje-jug-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete me dritare dhe veranda e madhe. Apartamenti është i perfunduar. Ofrohet mundësia për të blerë vende parkimi në godine me 70,000 Euro/posti.