1 / 28
Me qira

Çmimi me bisedim

5+1 · 3 banjo · 278 m² — Shtëpi

Vile per qira ne ne rrethinat e tiranes

Pezë - Helmes · Tiranë · Albania

Verifikuar rreth 2 orë më parë · diellirealestate.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

5+1

Banjo

3

Sipërfaqja

278 m²

Kati i përgjithshëm

3

Tipi

Shtëpi

Lloji

Me qira

Ballkone

2

Karakteristikat

Pishinë Kopsht Parkim Siguri Depo

Rreth kësaj prone

Ofrohet për qira një vilë 3-katëshe e ndodhur , vetëm pak kilometra larg Tiranës. Vila shtrihet në një truall me sipërfaqe prej 407.3 m², dhe ka një sipërfaqe ndërtimi prej 92.7 m² për kat, duke ofruar ambiente funksionale dhe të mirëorganizuara në secilin nivel. Organizimi i brendshëm: Kati përdhe (0): -Ambient ndenjeje i hapur me mobilim modern -Kënd gatimi i pajisur plotësisht -Kënd dedikuar për piano -1 tualet -1 depo funksionale -Dalje direkte në pishinën e vilës dhe oborrin e gjelbëruar Kati i parë: -2 dhoma gjumi -2 tualete (njëri en-suite në dhomën matrimoniale) -2 ballkone me dalje nga të dyja dhomat Kati i dytë: -2 dhoma gjumi shtesë -Verandë me pamje të hapur Karakteristika shtesë: -Oborr i sistemuar dhe i mirëmbajtur -Pishinë private -Pus uji në funksion -Ambient i qetë dhe i mbrojtur, i përshtatshëm për familje apo qëndrime afatgjata -Parkim i mundshëm brenda territorit të vilës Zona e njohura për klimën e pastër, gjelbërimin e përhershëm dhe distancën e afërt me Tiranën. Zona ofron qetësi, privatësi dhe një lidhje të mirë rrugore me pjesët kryesore të qytetit, duke qenë një zgjedhje e përshtatshme për ata që kërkojnë një ambient banimi larg zhurmës urbane, pa hequr dorë nga komoditeti i aksesit të shpejtë. Për më shumë informacion mbi këtë pronë ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni përmes formës së kontaktit ose në numrin e telefonit të mëposhtëm.

Approximate — city centre of Tiranë Hap harton →

Të ngjashme