Çmimi me bisedim
3+1 · 3 banjo · 300 m² — House
Tiranë
pro-rks.com
€1,200,000
€2,871/m²
5+1 · 4 banjo · 418 m² — Shtëpi
Tirana · Albania
Dhoma
5+1
Banjo
4
Sipërfaqja
418 m²
Kati i përgjithshëm
3
Tipi
Shtëpi
Lloji
Në shitje
Ballkone
1
Vende parkimi
6
Statusi ligjor
Me tapinë
Vilë në shitje, e cila ndodhet ne nje nga zonat me te preferuara dhe elitare te Tiranes. Zona eshte e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash fare parne qendres tregtare Tirana East Gate, Tirana International School dhe World Academy of Tirana. Vila ndodhet ne njê residence, e cila ofron siguri 24 ore, cilesi ndertimi, infrastrukture moderne, privatesi, gjelberim, ajer te paster, mirembajtje elitare, jetese ne komunitet etj. Vila ofron rifinitura cilesore, lartesi, oxhak, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje etj. Vile në shitje 3 katshe me sipërfaqe ndertimi 418.4 m2 + 70 m2 verande + 524 m2 oborr të gjelbëruar me orientim lindje-jug-perendim. Vila ofron nje ambient ndenje te bollshem me oxhak, kuzhina dhe ambienti i ngrenies i vecuar me dritare, dhomë për zyrë ose ambient pune, dhome tjeter ndenje, tualeti. Kati i parë ka dhomë matrimoniale + tualet dhe garderobe brenda, 2 dhoma të tjera gjumi, tualet dite i perbashket, kati dyte ka 2 dhoma gjumi ku njera është me tualet brenda dhe me akses direkt me nje verande shumë të madhe. Vila ne katin -1 ka gjithashtu lavanderi, depo. Vila ofron parkim privat deri në 5 makina dhe bace të madhe. Me certifikatë pronësie.