€300,000
2+1 · 2 banjo · 175 m² — House
Brezovicë
pro-rks.com
€800,000
€2,424/m²
4+1 · 3 banjo · 330 m² — Shtëpi
Brezovicë · Ferizaj · Kosovo
Dhoma
4+1
Banjo
3
Sipërfaqja
330 m²
Kati i përgjithshëm
3
Tipi
Shtëpi
Lloji
Në shitje
Mobilimi
I mobiluar
Gjendja
Mirë
Ngrohja
Qendrore
Ballkone
2
Vende parkimi
5
Pamja
River view
Ofrohet për shitje villa luksoze me sipërfaqe 330m², e ndërtuar në truall prej 6 ari, me lokacion në Brezovicë – një nga zonat më të frekuentuara turistike në Kosovë. Villa është e organizuar në tri nivele. Niveli i parë përfshin qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, verari dhe tualet. Niveli i dytë ka dy dhoma gjumi, secila me banjo dhe ballkon, ndërsa niveli i tretë ka edhe dy dhoma gjumi me banjo të veçantë. Në oborr ndodhen depo dhe dy sauna të ndara nga villa, me qasje direkte në kopsht dhe pamje nga lumi që kalon pranë pronës. Sistemin e ngrohjes dhe ftohjes e ka geotermik, si dhe kamin me ventilim të avancuar. Villa është plotësisht e mobiluar me stil modern dhe mobilie cilësore nga brende të njohura si Natuzzi dhe Smeg. Eksterieri është i punuar me fasadë ventiluese, dritare Elvial me xhama katër stinor dhe “one way privacy”. Oborri ofron parkim për dy vetura brenda dhe tri jashtë, kopsht të rregulluar me hapësira relaksuese, shteg travertini dhe sistem ujitjeje pikë-pikë. Veçanti e kësaj prone është lumi që kalon përmes kopshtit, duke i shtuar edhe më shumë vlerë dhe bukuri villës.