1 / 11
Në shitje

€510,000

€2,772/m²

3+1 · 3 banjo · 184 m² — Shtëpi

Shitur

ROLLING HILLS LIQENI, FARKE

Verifikuar rreth 3 orë më parë · inf-93.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

3+1

Banjo

3

Sipërfaqja

184 m²

Kati i përgjithshëm

2

Viti i ndërtimit

2028

Tipi

Shtëpi

Lloji

Në shitje

Ballkone

1

Vende parkimi

2

Pamja

Lake view

Karakteristikat

Vilë 184 m 2 INF1167

Rreth kësaj prone

Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit. Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit. Avantazhet e prones: Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës. Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë Investim i sigurt me cmim te favorshem Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta Komunitet i përzgjedhur banorësh Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7 Vilë individuale në shitje 2 katshe, me siperfaqe totale ndertimi 184.36 m2 + 528.86 m2 toke. Kati perdhe ka sallonin + ambient ngrënie + kuzhinë, ambient per zyre, lavanderi dhe tualeti. Kati i pare organizohet nga dhome matrimoniale + garderobe + tualet me dritare + verande, 2 dhoma gjumi dhe tualeti me dritare. Vila ka pozicion shume te mire ne brezin e dyte dhe pamje liqeni. Ka shume tokë dhe ofron hapesirën për të berë pishine. Vila ka dhe 2 poste parkimi të hapura. Parashikuar të mbarojë ne 2028.

Të ngjashme